Presidencialet/ Debati final – Trump refuzon të përgjigjet nëse do të njohë rezultatin e zgjedhjeve
Republikani Donlad Trump ka refuzuar të komentojë nëse do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve nëse ai humb, në debatin final televiziz kundër Hillary Clinton.
“Do ju them kur të vijë koha, tani per tani do ju lë në suspancë,” tha Trump
Prej ditësh ai deklaron se zgjedhjet janë të manipuluara. Debati i Las Vegas vazhdoi me Trump që e quajti Clinton “një grua të keqe”.
Sondazhet tregojnë se Trump po humb në shtetet kryesore pas përballjeve me akuzat për dhunë seksuale.
Beteja e fundit erdhi më pak se 3 javë përpara zgjedhjeve të 8 nëntorit. Kandidatët refuzuan t’i shtrëgonin duart njëri-tjetrit përpara dhe pas debatit.
Trump bëri thirrje për vendosmërinë e republikanëve duke u zotuar se do të emërojë Gjykatën e Lartë me prirje konservatore, i cili do të mbrojë të drejtat e armëve.
Ai gjithashtu theksoi zotimin e tij për deportimin e emigrantëve pa dokumenta dhe sigurimin e kufijve të SHBA-së.
Ndërkohë Clinton në mënyrë të vendosur deklaroi se do të mbështesë komunitetin LGBT, do mbrojë të drejtat e abortit, do të përqëndërohet në rivendosjen e klasës së mesme dhe rritjen e pagave për gratë
KOHA JONË SONDAZH

