Presidenti gjerman sulmon mbështetësit e Brexit: Rrezikojnë prosperitetin e të gjithë kontinentit

Presidenti i Gjermanisë bëri një sulm të pazakontë në politikën e brendshme të partnerit të Bashkimit Europian, duke goditur mbështetësit e Brexit në Britani për “rrezikimin e prosperitetit dhe të vendeve të punës” jo vetëm të vendit të tyre, por të të gjithë kontinentit.

“E vërteta e trishtuar” në lidhje me vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të lënë BE është se nuk do të zgjidhë problemet e shkaktuara nga rënia e industrisë britanike, por do t’i përkeqësojë ata” -tha presidenti Frank-Walter Steinmeier.

“Dalja nga BE ka thelluar ndarjet në shoqëri dhe nuk do të sjellë përsëri prodhim. Një Europë “e bashkuar dhe e fortë” është e nevojshme për prosperitetin ekonomik” -shtoi ai, duke u kërkuar publikut të tij të tregojnë mbështetjen e tyre për BE në zgjedhjet parlamentare të bllokut të dielën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kalimi i Britanisë nga një ekonomi prodhuese në atë të dominuar nga industria e shërbimeve çoi në një “rreth vicioz” që përfshin mbylljen e mijëra firmave dhe humbjet e mëdha të vendeve të punës. Kjo dobëson dhe ndan një komb, dhe njerëzit veçanërisht fajësuan BE-në për vuajtjet e tyre.” -tha Steinmeier.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti u bëri thirrje qytetarëve gjerman të mos bien në të njëjtën kurth të një “beteje populiste”.

“Nuk duhet të harrojmë një gjë në veçanti: Ne në Gjermani kemi një borxh të madh ndaj këtij uniteti europian “. – përfundoi ai.

Burimi:Bloomberg

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?