FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte : “Amerika tashmë ka humbur”

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka njoftuar për “ndarjen” nga Shtetet e Bashkuara, aleatit shumëvjeçar i shtetit të tij.

“Unë njoftoj për ndarjen time nga SHBA-të”, ka thënë Duterte në Pekin, pas takimit me presidentin e Kinës, Xi Jinping.

“Amerika tashmë ka humbur”, i ka thënë Duterte biznesmenëve nga Filipine dhe Kina, gjatë një forumi në Kinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai gjtihashtu ka thënë se mund të shkojë te presidenti rus, Vladimir Putin dhe t’i tregojë atij se “se jemi tre shtete kundër botës – Kina, Filipinet dhe Rusia”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lideri i Filipineve në vazhdimësi ka vënë në pyetje aleancën me Shtetet e Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë ka minimizuar kërcënimin e Dutertes, duke thënë se Malina ka kërkuar ndryshime në marrëdhëniet e saj me Uashingtonin./REL/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?