FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i Iranit: Na prenë krahun, do u presim këmbët

Udhëheqësit iranianë u zotuan që do t’i japin fund pranisë së SHBA në rajon, duke përshkruar sulmet raketore ndaj objektivave amerikane në Irak si “vetëmbrojtje”. “Ne i goditëm ata (amerikanët) në fytyrë mbrëmë” me një sulm raketor “por veprimi ushtarak nuk është i mjaftueshëm”,-tha udhëheqësi Suprem Ali Khamenei në një fjalim para kombit.

Ai foli disa orë pas sulmit në bazat ushtarake në Irak të përdorura nga forcat amerikane. Presidenti iranian, Hassan Rouhani tha se Uashingtoni mund të ketë “prerë krahun” e Soleimanit por ata do të presin “këmbën” e Amerikës si kundërpërgjigje.

”Ne do të presim këmbët e Shteteve të Bashkuara. Nëse Shtetet e Bashkuara kanë “prerë krahun” tonë, gjeneralin Qassem Soleimani, Irani do të përgjigjet duke prerë “këmbët” e tyre”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?