Presidenti i Nigerisë i përgjigjet nga Gjermania akuzave të gruas

Presidenti i Nigerisë iu përgjigj nga Berlini akuzave të bashkëshortes së tij në lidhje me qeverinë. “Vendi i saj është në dhomë dhe në kuzhinë”, tha ai gjatë një konference për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Presidenti Muhammad Buhari kështu akuzave të gruas së tij Aisha Buhari, sipas të cilës nëse Presidenti do të mbante këtë qeveri nuk do ta mbështeste në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Duke folur në një konferencë shtypi gjatë një vizite në Gjermani, Presidenti tha: “Unë nuk e di se cilës parti i takon gruaja ime, por ajo që di është se ajo i takon kuzhinës dhe dhomës time të ndenjes dhe dhomave të tjera.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti deklaroi se kishte njohuri të mjaftueshme për qeverinë dhe se në fund të fundit kishte fituar disa palë zgjedhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shpresoj që gruaja ime të kujtohet se kam qenë tre herë kandidat dhe në të katërtën arrita të fitoj (…) kam njohuri më të mira se sa ajo dhe ato të pjesës tjetër të opozitës sepse kam fituar”, vazhdoi ai.

Komentet u bënë gjatë konferencës me kancelaren Merkel, e cila është raportuar se ka qeshur.

Reagimet qenë të shumta dhe shpesh negative ndaj Presidentit. Daniel Bekele, drejtor i divizionit të Human Rights Watch, tha se vërejtjet janë “seksiste dhe fyese”.

“Një përgjigje e fortë është urgjentisht e nevojshme nga Afrika dhe më gjerë për të dënuar deklaratën e presidentit Buhari. Ai duhet urgjentisht të kërkojë falje për fjalët e tij“, shkroi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?