Presidenti i Ukrainës: Nëse pushtohemi nga Rusia, do të japim përgjigjen e duhur

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko duke theksuar se luftimet në rajonin Donbas ende vazhdojnë ka thënë: “Vendi momentalisht është në gjendje lufte”.

Presidenti Poroshenko ka mbajtur një fjalim gjatë një ceremonie dorëzimi të pajisjeve ushtarake dhe armëve në rajonin Harkov.

Duke vënë në dukje se përleshjet e armatosura janë përshkallëzuar më tej në fjalën e tij Poroshenko ka thënë: “Kush nuk i ndjen këto përleshje të armatosura, të dijë që vendi momentalisht është në gjendje lufte. Puna për të mbrojtur vendin nuk është vetëm e ushtrisë, por e gjithë popullit të Ukrainës. Unë ngul këmbë që gjithë shoqëria dhe drejtimi i vendit kanë përgjegjësi në këtë pikë. Duhet të bëjmë maksimumin për mbrojtjen e tërësisë territoriale, untitet, demokracisë dhe lirinë tonë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Poroshenko ka thënë se në rast të ndonjë pushtimi të mundshëm nga Rusia vendi i tij do të japë përgjigjen e merituar. Për këtë arsye ai ka thënë se ushtria e Ukrainës duhet të jetë mirë e përgatitur për këtë gjë.-AA

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?