Pretendimet për sulme në Siri, Belgjika thërret ambasadorin rus

Ministria e jashtme e Belgjikës thotë se e ka thirrur ambasadorin rus në Bruksel, pasi Moska ka pretenduar se aeroplanët luftarakë të Belgjikës i kanë vrarë civilët gjatë një sulmi ajror në Siri.

Ministri i jashtëm i Belgjikës, Didier Reynders, ka përsëritur edhe sot se vendi i tij nuk ka përgjegjësi për sulmet.

Më herët, Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se nga sulmi i djeshëm në fshatin Hassajek në provincën Alepo, janë vrarë 6 civilë dhe janë plagosur katër vetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ministri tha se dy aeroplanë luftarakë të Belgjikës të tipit F-16, nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër militantëve të Shtetit Islamik, ishin identifikuar mbi këtë hapësirë në kohën e sulmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Belgjika është “e pakënaqur që ky informacion nuk ishte verifikuar para se të bëhej publik”, tha Reynders.

Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se Moska pret dënim ndërkombëtar për këtë sulm.

Dje Moska ka shpallur se forcat ajrore të Rusisë dhe Sirisë i kanë ndalur bombardimet në qytetin e rrethuar të Alepos, për hapjen e rrugës për armëpushim prej tetë orësh më 20 tetor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?