Prindërit në dush, fëmija në Spanjë rrezikon të bjerë nga kati i pestë

Një fëmijë në Spanjë ka rrezikuar të bjerë nga kati i pestë, pasi kishte dalë nga dritarja dhe po ecte e madje vraponte në një rrip të ngushtë mes dy kateve, ndërkohë që prindërit po bënin dush.

Videoja në fjalë u regjistrua të shtunën, nga një apartament tjetër përtej rrugës në Tenerife, më i madhi i Ishujve Kanarie të Spanjës. Fëmija shihet duke ecur në një rrip të ngushtë, pa u frikësuar aspak nga lartësia, edhe pse në një moment i rrëshqet këmba. Fëmija tenton të dalë në ballkon në anën tjetër, por pasi nuk mundet dot kthehet përsëri tek dritarja.

Videoja është xhiruar nga një turiste, e cila ndodhej në dhomën e saj në një apartament përballë, ndërkohë që babai i saj po vraponte nëpër rrugë për të paralajmëruar ekipin e sigurinë për situatën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç shkruan faqja “I Love Tenerife” që ka publikuar videon, dy turistët nuk duan vëmendje dhe preferuan të mbeten anonimë pas publikimit.  Që nga pasditja e së enjtes, videoja në fjalë ka mbledhur mbi 3 milion shikime.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?