Probleme me karburantin – Vonesa dhe anulime në aeroportin më të ngarkuar të Europës

Pasagjerët po përballen me vonesa të gjata në një nga aeroportet më të ngarkuara të Europës për shkak të një problemi me sistemet e karburantit. Më shumë se 310 fluturime janë anuluar me origjinë dhe destinacion Aeroportin Schiphol të Amsterdamit dhe qindra të tjera rezultojnë me vonesa të stërzgjatura, sipas Flightradar24.

Në një deklaratë të botuar të mërkurën mbrëma, aeroporti njoftoi se avionët nuk ishin në gjendje të furnizoheshin për shkak të një defekti. “Avionët në Schiphol nuk mund të mbushen për momentin,” thuhej në deklaratë. “Furnizimi i Karburantit të Avionëve, një kompani e palës së tretë që kontrollon furnizimin e tyre me naftë, aktualisht ka një defekt në sistemin e brendshëm. Si rezultat, fluturimi juaj mund të vonohet ose anulohet nga linja juaj ajrore. “Schiphol dhe Aircraft Fuel Supply, po punojnë shumë për të gjetur një zgjidhje. Është ende e paqartë se sa do të zgjasë kjo, por ajo çka dihet është se të paktën do të zgjasë deri në mbrëmje. Na vjen keq për çdo shqetësim për udhëtarët dhe kompanitë ajrore“, shkruhej në mesazhin e aeroportit.

Flightradar24 raportoi se fluturimet kishin nisur të largoheshin nga aeroporti i Schiphol vetëm pas orës 11 të natës, por bëri me dije se vonesat mbetën “shumë të mëdha”. Udhëtarëve iu kërkua të kontaktojnë linjat e tyre ajrore për mundësitë e qëndrimit gjatë natës. Si një masë parandaluese, aeroporti do të kishte shtretër kampesh për ata që nuk do të gjenin strehim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 21:30, aeroporti njoftoi në Twitter se sistemi i karburantit po fillonte  të funksiononte “me kujdes dhe gradualisht”. Në Aeroport mbizotëronte konfuzioni dhe flukset e shumta të pasagjerëve të cilët postonin nëpër rrjete sociale video dhe foto nga kaosi i krijuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Euronews – Scan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?