Probleme serioze me botën shtazore, raporti: Po zhduket
Referuar një raporti të ri, lajme aspak të mira vijnë për botën shtazore, e cila ka pësuar një rënie prej rreth 60 përqind që nga viti 1970. Fondi i Botës Shtazore dhe Shoqata Zoologjike e Londrës, në një raport për këtë situatë, theksojnë se faji për këtë rënie duhet kërkuar tek aktiviteti njerëzor.
Raporti vë alramin se nëse prirja e tanishme vazhdon, rënia e numrit të gjitarëve, shpendëve, peshqve, amfibëve dhe zvarranikëve mund të arrijë në dy të tretën deri në vitin 2020, ose rreth 2 përqind në vit.
“Bota shtazore po zhduket me ritme të papara”, tha Marco Lambertini, drejtor i Përgjithshëm i Fondit Ndërkombëtar të Botës Shtazore.
Raporti bazohet mbi treguesin e llojeve të hartuar nga shkencëtarët për vëzhgim afatgjatë dhe që përbëhet nga 3,700 lloje kafshësh. Sipas raportit, rënia dramatike e faunës është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e zhvillimit njerëzor.
Rritja e popullatës së botës, e cila është mëse dyfishuar që nga viti 1960, duke arritur në rreth 7.4 miliardë, nënkupton më pak hapësirë për kafshët dhe mund të çojë në zhdukjen e tyre, nëse nuk bëhen ndryshime.
KOHA JONË SONDAZH

