Prokuroria e Francës: Bashkëpiloti mund ta ketë rrëzuar qëllimisht avionin e ”Germanwings”

Bashkëpiloti i avionit tip ”Airbus A320” i kompanisë gjermane të fluturimeve ”Germanwings”, i cili ndodhej i vetëm në drejtim të aeroplanit, ka shumë të ngjarë të ketë dashur të shkatërrojë avionin, njoftoi sot prokurori i ngarkuar me hetimin, Brice Robin.

“Pas daljes nga kabina të komandantit, bashkëpiloti ka qenë i vetëm në drejtimin e avionit dhe në mënyrë të vullnetshme ai manipuloi butonat që vënë në veprim uljen e avionit”, tha Robin në një konferencë shtypi.

“Veprimi i bashkëpilotit me kombësi gjermane, i paklasifikuar si terrorist i dyshuar, mund të shiihet si dëshirë për të shkatërruar avionin”, saktësoi Robin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?