Pronat e ish-Jugosllavisë do të shiten në ankand ndërkombëtar
Maqedonia, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Sllovenia dhe Mali i Zi, kanë arritur marrëveshje për shitjen e pronave konsullore-diplomatike të ish-Jugosllavisë.
Ujdia është arritur për pronat në Tokio, Bon, Bern dhe New York, përfshirë apartamentin në Manhattan. Patundshmëritë e ish-Jugosllavisë, që më herët u vlerësuan në 42 milionë $, do të shiten në ankand ndërkombëtar.
Nga gjithsej 123 patundshmëri, vendet trashëgimtare kanë ndarë deri tani 72 prona, kurse të pandara kanë mbetur edhe 51 tjera. Shumicën e këtyre patundshmërive e shfrytëzon Serbia.
Në “ndarjen e kulaçit” nuk merr pjesë Kosova dhe Vojvodina, pasi në atë kohë ishin vetëm krahina autonome. Takimi i radhës për patundshmëritë do të mbahet në mars të vitit të ardhshëm në Beograd. /BW/
KOHA JONË SONDAZH

