Protesta masive në Turqi, studentët ngrihen kundër Erdogan

Studentët u mblodhën në kampusin e Universitetit të Bosforit brohorisnin “AKP larg universitetit tonë”.

Ditën e sotme në Turqi janë organizuar protesta. Mediat vendase bëjnë me dije se qindra studentë protestuan kundër vendimit të presidentit, Rexhep Tajip Erdogan për të caktuar Meliha Bulun, anëtare të Partisë qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), e cila dikur ishte një kandidate në zgjedhjet parlamentare, në pozicionin e rektorit të një prej universiteteve më prestigjioze turke.

Studentët u mblodhën në kampusin e Universitetit të Bosforit brohorisnin “AKP larg universitetit tonë”. Ndërkohë në protestë ka pasur dhe përplasje me studentëve dhe policisë, pasi këto të fundit kanë përdorur dhunë ndaj të rinjve. Siç shihet në video, studentët kanë gjuajtur me sende të forta ndaj efektivëve ku dhe nuk ka munguar kundërpërgjigja e tyre. Studentët janë revoltuar pasi sipas ty emërimi i Bull ishte përpjekja e Erdoganit për të kufizuar të drejtat akademike dhe kërkuan që Universiteti të lejohej të zgjidhte rektorin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://twitter.com/eylemnazlier/status/1346104273189257216?s=20

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?