Protesta në Iran, arrestohet ambasadori i Mbreterisë së Bashkuar
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Iran është arrestuar gjatë protestave në Teheran gjatë natës së sotme, njoftoi agjensia gjysmë zyrtare e Iranit Tasnim.
Rob Macaire ishte i pranishëm gjatë protestave të së shtunës përpara Universitetit Amir Kabir të Teheranit dhe aty u arrestua, thuhet në raportin e Tasnim. Ai u emërua në rolin e Ambasadorit në Prill 2018, duke zëvendësuar Nicholas Hopton.
Iranianët janë mbledhur në rrugët e Teheranit për të kërkuar dorëheqjen e Ayatollah Seyed Ali Khamenei, pasi regjimi pranoi se kishte qëlluar gabimisht një aeroplan civilësh.
Turma të zemëruara u mblodhën sonte në të paktën në katër lokacione në Teheran, duke brohoritur ‘vdekje për gënjeshtarët’ dhe duke bërë thirrje që udhëheqësi suprem i vendit të hiqte dorë nga gabimi tragjik ushtarak.
KOHA JONË SONDAZH


