Pse është kaq vapë?
Pse po shohim temperatura kaq brutale? Shumica e shkencëtarëve të klimës thonë se përgjigja është ndryshimet klimaterike.
Zyra britanike për klimë vlerëson se nxehtësia ekstreme që po shohim është bërë dhjetë herë më e mundshme për shkak të ndryshimeve klimatike.
Njerëzit po paralajmërohen se temperaturat mund të përbëjnë rrezik për jetën e çdokujt dhe jo vetëm për të shëndetshmit.
Tani mbani mend, kjo po ndodh kur temperaturat mesatare të botës janë rritur vetëm pak më shumë se 1 gradë Celsius para se shumë pjesë të botës të industrializoheshin.
Një gradë nuk tingëllon shumë, apo jo? Por ne po jetojmë në periudhën më të nxehtë në 125 mijë vjet, sipas organit të shkencës klimatike të OKB-së, Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC).
Ne e dimë se çfarë fshihet pas kësaj – emetimet e gazit serrë të shkaktuar nga djegia e lëndëve djegëse fosile si qymyri, nafta dhe gazi, të cilat bllokojnë nxehtësinë në atmosferën tonë.
Ato kanë ndihmuar në shtyrjen e përqendrimit të dioksidit të karbonit në atmosferë në nivelet më të larta në 2 milionë vjet, sipas IPCC.
Pra, nga po shkon klima jonë?
Objektivi i vendosur nga Kombet e Bashkuara është të kufizojë rritjen e temperaturës globale në 1.5 gradë Celsius më të larta se nivelet para-industriale. Ai thotë se duhet të shmangë ndikimet më të rrezikshme të ndryshimit të klimës.
Për ta bërë këtë, emetimet duhet të kenë arritur kulmin deri në vitin 2025 – po, në vetëm dy vjet e gjysmë.
Emetimet e CO2 nga energjia u rritën me 6 për qind në vitin 2021 në 36.3 miliardë ton – niveli më i lartë ndonjëherë, vlerëson Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë.
KOHA JONË SONDAZH

