Pse ka mpiksje gjaku pas vaksinës së AstraZeneca? Shkencëtari zbulon arsyen

Një studim i realizuar nga Spitali Universitar Rikshospitalet në Oslo, pretendohet se ka gjetur arsyen përse tre punonjës shëndetësisë të imunizuar me vaksinën e AstraZenecas, pësuan mpiksje gjaku dhe njëri prej tyre më vonë vdiq. Të tre ata ishin nën moshën 50-vjeç.

Grupi i ekspertëve të drejtuar nga profesor Pal Andre Holme kanë punuar intensivisht këto ditë për të gjetur një përgjigje. Ata mbështesin hipotezën se vaksina ka nxitur një reagim imunitar më të fortë nga sa pritej, e pas tij janë krijuar mpiksjet e gjakut. ”Ne e njohim këtë fenomen në sektorë të tjerë të mjekësisë, por aty nxitësi nuk është vetë mjekimi”, shprehet Holme.

”Verifikuam, por për një reagim të tillë, të rëndë imunitar në këto raste nuk gjetëm shkak tjetër veç vaksinës. Asnjëri prej pacientëve nuk kishte histori të mëparshme shëndetësore që ta justifikonin një gjë të tillë. Kam bindjen se arsyeja janë antitrupat specifikë që krijohen dhe praktikisht vetë vaksina”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?