Publikohen pamjet tronditëse, 36-vjeçari goditet me “shpatë” në mes të rrugës
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë, ku një 36-vjeçari i është marrë jeta në mënyrë çnjerëzore në mes të rrugës.
Ngjarja ndodhi pasditen e të mërkurës në zonën Fasanenhof të Stuttgart-it, ndërsa një video e publikuar në rrjetet sociale tregon skenën “horror”.
Siç shihet dhe në video, një person godet disa herë mbi viktimën me një mjet prerës që ngjan si “shpatë”, e më pas largohet me vrap, duke e lënë të shtrirë në mes të rrugës 36-vjeçarin.
Lidhur me ngjarjen e rëndë, policia ka ndaluar një person të dyshuar, që e njihte 36-vjeçarin.
Sipas dëshmitarëve, shkak i ngjarjes ishte një mosmarrëveshje mes autorit dhe viktimës.
36-vjeçari me origjinë kazake, humbi jetën pas plagëve të rënda të marra nga goditjet.
Stuttgart është kryeqyteti i shtetit jugor gjerman të Baden-Württemberg dhe është qyteti i gjashtë më i madh në Gjermani.
Disa ndërmarrje të mëdha gjermane kanë selinë atje, duke përfshirë prodhuesit kryesorë të makinave.
Stuttgart konsiderohet si një nga qytetet më të sigurta të Gjermanisë.
n
KOHA JONË SONDAZH

