“Pushimet e ëndrrave kthehen në tragjedi të tmerrshme”
Një çift humbi jetën tragjikisht në një plazh në Karaibe. Shkuan të kalonin disa ditë në pushimet e tyre të ëndrrave, por humbën jetën pasi i rrëmbeu batica.
Irma Barrera, 33 vjeç dhe burri i saj Roy Perez, 38 vjeç, mendohet se janë mbytur në ishullin e Caicos të Mesëm. Policia thotë se batica i rrëmbeu ata dhe u shkëputën nga vajza e tyre 15-vjeçare e cila arriti të shpëtonte, shkruan Panorama. Ekipet e shpëtimit thanë se trupat e tyre u gjetën në bregun më tej në plazhin Bambarra. Zyrtari i policisë Trevor Botting e përshkroi incidentin si një “tragjedi e tmerrshme”. Familjet e shkatërruara nga lajmi, të Irma dhe Roy, nga Houston, Texas, kanë udhëtuar në arkipelagun e Karaibeve për të marrë trupat e fëmijëve të tyre dhe t’i çojnë në shtëpi për tu bërë nderimet e fundit. “Irma e donte punën e saj si infermiere”, thanë të afërmit e saj. Dhe Richard, një mjek, u përshkrua si një baba bujar, i dashur, i cili pëlqente të udhëtonte.
KOHA JONË SONDAZH

