Putin po rivendos aleancat sovjetike

Shtetet e Bashkuara duket sikur po e humbasin luftën për influencë në Lindjen e Mesme me Rusinë. Pas Sirisë, Moska duket se po zgjeron bashkëpunimin dhe afrohet edhe më shumë me një aleat tradicional të Uashingtonit; Egjiptian.

Për herë të parë që nga koha e Sadatit dhe Mubarakut, ushtarë rusë do të shkelin në territorin egjiptian për një stërvitje të përbashkët ushtarake, që do të nisë agimin e së shtunës.

Stërvitja do të zhvillohet në shkretëtirën egjiptiane, pikërisht në zonën ku gjenerali Montgomery mposhti në Luftën e Dytë Botërore trupat naziste gjerman e ato italiane të udhëhequra nga gjenerali gjerman Romel, i quajtur ndryshe edhe si “Dhelpra e shkretëtirës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarisht stërvitja thuhet se synon koordinimin dhe rritjen e aftësisë ushtarake egjiptiane për t’iu kundërpërgjigjur një kërcënimi terrorist që mund të vijë nga vendet fqinje, referuar këtu Libisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por analistët ndërkombëtarë e interpretojnë këtë si një tjetër avancim i Moskës në betejën me Perëndimin për influencë në Lindjen e Mesme. Sipas tyre, Vladimir Putin po ringre aktualisht aleancat e vjetra sovjetike që nisin me Egjiptin, vazhdojnë me Sirinë dhe Turqinë, që është ftohur me Uashingtonin dhe ngrohur me Moskën pas përpjekjes për grusht shteti, e duke vijuar më pas në Europën Lindore, deri në Kaliningrad.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?