FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qeveria greke e gatshme për negociata me kreditorët

Qeveria greke është e gatshme të rikthehet në çdo moment në tryezën e negociatave me kreditorët, theksoi sot një burim qeveritar grek.

“Ne presim një ftesë nga institucionet dhe në çdo moment ne do t’i përgjigjemi për të vazhduar negociatat”, theksoi ky burim pas një fundjave që nuk ka shënuar avancime në Bruksel për arritjen e një marrëveshjeje.

Autoritetet greke ranë dakord me kreditorët e tyre, BE dhe FMN, për realizimin e një sufiçiti buxhetor fillestar prej një për qind këtë vit, një pikë e mbetur për një kohë të gjatë në qendër të mosmarrëveshjeve, deklaroi sot një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Autoritetet greke janë tashmë dakord me këtë objektiv”, deklaroi Annika Breidthardt në një konferencë shtypi duke shtuar se çështja është vlerësimi nëse angazhimet për t’u arritur janë të  besueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?