Qyteti mes dy deteve, tashmë një atraksion turistik

Qyteti i dytë më i madh i rajonit të njohur të Puglia-s, Taranto, i njohur ndryshe si “Città dei due mari”, ose “Qyteti i dy deteve”, po kthehet në një atraksion turistik.

Taranto u bë i njohur rreth viteve ‘60 për fabrikat e çelikut, asokohe ndër më të mëdhatë në Evropë. Për një kohë të gjatë qyteti u bë një vatër e ndotjes së madhe mjedisore, çka dëmtoi rëndë shëndetin e banorëve, ekosistemin dhe sigurisht, turizmin. Kohët e fundit, qyteti po përpiqet të lë pas të shkuarën e errët dhe të investojë më shumë për të rikthyer identitetin e vjetër, të një historie 2500-vjeçare.

Projekti i ri i rimëkëmbjes së qytetit, përfshin sipas kryetarit të bashkisë, Rinaldo Melucci, një ndërtesë moderne në qendër të qytetit, një galeri të re arti, një bibliotekë, objekte arsimore, si dhe restaurimin e qytetit të vjetër, me dhomat nëntokësore dhe asete të tjera të fshehura. Kjo zonë e vjetër pritet të shpalosë një sërë objektesh e materialesh që datojnë që nga tempujt e lashtë dhe më pas nga qyteti mesjetar, deri në vitin 1800 pas Krishtit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?