FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qyteti turistik i Antalias goditet me raketa

Një nga resortet më të njohura turistike turke është goditur me raketë.

Zona e Antalias në jug të vend u godit nga tri raketa sipas medieve, ndërsa u shkatërrua një strehë e përdorur nga peshkatarët. Nuk ka njoftime për të plagosur.

Zona është pranë pika të njohura turistike të Marmaris dhe Bodrumit, dhe shtrihen në veri të Qipros.  Gazeta turke “Hurriyet” shkruan se raketat u qëlluan nga një zonë malore pranë një rruge midis qytetit të Antalisa dhe qytetit turistik të Kemerit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambulancat dhe forcat speciale të policisë janë dërguar në zonë. Motivi i sulmit është i panjohur, por Turqia është goditur nga një valë sulmesh vdekjeprurëse nga militantë të Shtetit Islamik dhe rebelët kurdë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Situate e acaruar politike në Turqi ka goditur rënë turizmin, ndërsa faktor negativ në këtë drejtim ishte edhe mungesa e turistëve rusë.

Numri i vizitorëve të huaj në Turqi ka rënë me 38 për qind në muajin gusht krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Antalya shihet si portë për rajonin jugor mesdhetar të Turqisë.

anta-2 anta-3 anta

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?