Rama iku në SHBA, por Pfizer arrin në Serbi

Ndryshe nga Shqipëria, ku kryeministri Edi Rama shkoi gjerë në Amerikë për vaksinën kundër Covid-19, vaksina e zhvilluar nga Pfizer dhe Biontech ka mbërritur në Serbi. Autoritetet shëndetësore e konsideruan një ditë të shkëlqyer për vendin, teksa magazinuan rreth 5 mijë dozat e para. Serbia bëhet kështu vendi i parë i Ballkanit që siguron një vaksinë ndaj koronavirusit.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Mirsad Djerlek, tha se fushata fillestare e imunizimit do të nisë nga java e ardhshme. Ai shtoi se nga janari, Serbia pret dhe 24 mijë doza të tjera. Javën e kaluar rregullatori mjekësor serb aprovoi vaksinën e zhvilluar nga Pfizer dhe Biontech.

Zyrtarët e Beogradit thanë se janë ne negociata edhe me shkencëtarët e Rusisë për të importuar vaksinën e tyre të quajtur “Sputnik V” si dhe mekompani kineze, por nuk dhanë shumë detaje. Qeveria serbe nuk bëri me dije çmimin që kishte paguar për blerjen e vaksinës nga Pfizer. Serbi numëron që prej fillimit të pandemisë mbi 300 mijë të infektuar dhe mbi 2700 viktima.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?