Raund tjetër për bisedimet tregtare SHBA-Kinë

Raundi i ri i bisedimeve tregtare midis SHBA dhe negociatorëve kinezë përfundoi të mërkurën në Shanghai me një marrëveshje për t’u takuar përsëri në shtator në Uashington.

Shtëpia e Bardhë i quajti bisedimet “konstruktive” dhe tha se “transferimi i detyruar i teknologjisë, të drejtat e pronësisë intelektuale, shërbimet, barrierat jo tarifore dhe bujqësia” ishin ndër temat që u biseduan.

“Pala kineze konfirmoi angazhimin e saj për të rritur blerjet e eksporteve bujqësore amerikane,” tha Shtëpia e Bardhë. Në deklaratë thuhej gjithashtu tha se ShBA pret që “negociatat për një marrëveshje tregtare të detyrueshme për t’u zbatuar të vazhdojnë në Uashington në fillim të shtatorit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Xinhua, njoftoi se bisedimet ishin “të sinqerta, shumë efikase dhe konstruktive” dhe se negociatorët diskutuan “mbi çështjen e blerjes nga Kina të më shumë produkteve bujqësore amerikane”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?