Rebelët kapin bastionin e ISIS në Siri

Rebelët e mbështetur nga turqi kanë marrë qytetin e rëndësishëm sirian të Dabiq nga grupi i Shtetit Islamik.

Rebelët morën Dabiq pasi anëtarët e ISIS u tërhoqën, tha Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

Qyteza e vogël veriore mban vlerë të madhe për ISIS për shkak të një profecie të një beteje apokaliptike dhe i përshtatet propagandës së saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përparimi në Dabiq është pjesë e një sulmi të gjerë nga ana e grupeve rebele siriane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ahmed Osman, komandanti i grupit rebel Sultan Muard tha për Reuters se grupi kishte kapur gjithasht edhe fshatin fqinj të Soran.

Beteja e Dabiq është zhvilluar prej javësh, me fshatrat njëri pas tjetrit që i janë marrë grupit terrorist të ISIS nga forcat rebele të mbështetur nga sulmet ajrore turke.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?