FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Refuzohet kërkesa e Rusisë për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Refuzohet kërkesa e Rusisë për të vëzhguar zgjedhjet presidenciale në Teksas, Oklahoma dhe Louisiana që do të mbahen më 8 nëntor në SHBA.

Një mosmarrëveshje e re është shfaqur mes Rusisë dhe SHBA-së ku kanë mbetur vetëm më pak se tre javë nga zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në SHBA.

Sipas lajmeve në median amerikane mësohet se Kryekonsullata e Rusisë në Houston ka bërë kërkesë tek autoritetet e shtetit të Teksasit për të ndjekur si vëzhgues zgjedhjet, por ndaj kësaj kërkese është dhënë përgjigje negative.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njëri nga zyrtarët e shtetit të Teksasit, Carlos Casco, në përgjigjen me shkrim të dërguar kyrekonsullatës në lidhje me çështjen është shprehur se “Nuk mund të japim përgjigje të përshtatshme kërkesës suaj për të vizituar një qendër votimi”.-AA

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?