Regjisori amerikan merr vaksinën ruse: Do të bëj edhe dozën e dytë
Kundër koronavirusit, regjizori i famshëm amerikan, Oliver Stone ka zgjedhur ”Sputnik V”. Stone, i cili ka vizituar centralet bërthamore të Rusisë për dokumentarin e tij të ri mbi ndryshimin klimatik, nënvizoi se do të marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.
“Kam besim. Është një vaksinë e mirë por nuk po kuptoj pse injorohet nga Perëndimi”, tha 74-vjeçari.
Rusia ka nisur një fushatë vaksinimi në nivel kombëtar, duke nisur nga punonjësit me risk të lartë. Stone ka vendosur të marrë vaksinën, edhe pse ekspertët rusë kanë frikë se mund të jetë e dëmshme për pacientët e moshës mbi 60 vjeç.
KOHA JONË SONDAZH

