FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Renzi: BE po i ngjan orkestrës në kuvertën e ”Titanik”-ut

Bashkimi Evropian po i ngjan gjithnjë e më tepër orkestrës që luante mbi kuvertën e ”Titanik”-ut në momentin kur anija po fundosej në Atlantik, pohoi kreu i qeverisë italiane, Matteo Renzi në një intervistë të botuar sot.

“BE-ja është si orkestra që luante mbi kuvertën e ‘Titanik’-ut”, deklaroi Renzi, cituar nga agjencia Bloomberg.

”Aktualisht në Itali janë ndërmarrë reforma dhe jemi në gjendje t’u dëshmojmë faktet konkrete partnerëve tanë evropianë dhe mund të ndryshojmë këtë qasje të gabuar burokratike”, theksoi shefi i qeverisë italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është hera e parë që Renzi shprehet me tone kritike kundër Bashkimit Evropian. Ai e konsideron një situatë mëse kritike faktin nëse BE-ja nuk reformohet në mënyrë urgjente, raporton ATA.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i Punëve të Jashtme, Paolo Gentiloni thirri dje në mbrëmje në Romë kolegët e gjashtë vendeve themeluese të Bashkimit Evropian për të reflektuar së bashku një mënyrë të mundshme për rimëkëmbjen e një projekti të ri evropian

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?