Resortet e skive në Europë, nuk ka sezon këtë vit
Skiatorët dhe snouborderët në të gjithë Europën po i ndjejnë nga afër pasojat e Covid-19, ndërkohë që janë të mëdha dyshimet se kur malet mund të hapen për sport këtë dimër.
Deri këtë javë, ka patur pak optimizëm mes ekspertëve të industrisë së skive, me shpresën se sezoni i skive mund të hapej para fundit të vitit dhe ndoshta perspektiva e teleferikëve pa turma mund të ndihmojë në zbutjen e frikës së prekjes nga Covid-19.
Lëvizjet më të fundit në Europë, për të shtyrë ose kufizuar hapjen e destinacioneve të sporteve dimërore, sjellin akoma më shumë pasiguri për industrinë e skive dhe për këdo që shpresonte të bënte një prenotim.
Tani ka shumë pak gjasa që sezoni i skive në Europë të mund të hapet para 2021 e madje edhe në rast se hapet do të jetë subjekt i anulimeve të momentit të fundit apo edhe mbylljeve të papritura.
KOHA JONË SONDAZH

