Rikthehen protestat e dhunshme në Hong Kong

Policia e Hong Kongut është përplasur edhe një herë me protestuesit antiqeveritar, ndërkohë që vendi ka hyrë në javën e 10-të të demonstratave masive dhe trazirave.

Policia hodhi gaz lotsjellës në të gjithë Hong Kongun, duke përfshirë një stacion hekurudhor të mbyllur. Në rrethin Wan Chai, bomba benzine dhe tulla u hodhën mbi policinë nga ana e protestuesve.

Një numër protestuesisht, përfshirë një polic, u plagosën gjatë përleshjeve. Policia gjithashtu u filmua duke shkrepur plumba gome në një distancë të afërt brenda një stacioni të metros, ndërsa oficerët e tjerë u panë duke rrahur njerëz me shkopinj në shkallët lëvizëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hong Kongu është përfshirë nga trazirat dhe dhuna që prej dy muajsh. Protestat nisën për të kundërshtuar një projekt-ligj që lejonte ekstradimin e banorëve të Hong Kongut në Kinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse qeveria tani e ka pezulluar projektligjin, i cili do të lejonte ekstradimet në territorin e Kinës, demonstruesit duan që ai të tërhiqet plotësisht. Kërkesat e tyre janë zgjeruar, duke përfshirë thirrjet për më shumë demokraci, dhe dorëheqjen e udhëheqëses Carrie Lam.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?