FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrëfimi i parë i Clinton pas debateve: Trump më merrte frymën

Pas dy debateve televizive me kundërshtarin e saj, kjo për zgjedhjet Presidenciale në SHBA, kandidatja demokrate, Hillary Clinton, ka dhënë një intervistë. E ftuar në emisionin e moderatores Ellen DeGeneres, ajo u shpreh se:” M’u duk sikur Trumpi po më zinte frymën në skenë”, tha kandidatja demokrate.

Më tej ajo nënvizoi se:“Ishte e qartë se kundërshtari im po përpiqej të dominonte të gjithë hapësirën, deri te vendi ku ishte ulur publiku. Mund të ndieje tek ai zemërimin, që buronte nga publikimi i videos dhe çdo gjë tjetër e dalë nga ‘Acces Hollywood’. M’u duk sikur po më ndiqte rreth e rrotull skenës. E ndieja praninë e tij prapa meje dhe mendova ‘kjo është e bezdisshme’. U përpoqa të mos humbisja fokusin”, tha Clinton.

Republikani mohon t’i jetë ngjitur në këtë mënyrë rivales së tij. Unë rri në podium pranë karriges sime, ajo çohet dhe ecën mes përmes e ndalon ngjitur me mua, e ditën tjetër lexoj në gazetë se “Trumpi pushtoi hapësirën e Hillarysë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Besomëni, – tha manjati, – hapësira e saj është e fundit që do të më shkonte nëpër mend të pushtoja. Pas videos denigruese për gratë, Trump ka pësuar rënie të ndjeshme në sondazhe. Skandali i fundit paraqitet shumë më shqetësues për kandidatin republikan, se çdo polemikë tjetër që ka ngjallur deri tani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?