Rrëzohet helikopteri ushtarak, vdesin pesë persona

Pesë persona kanë mbetur të vdekur në Meksikë, pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak.

Helikopteri MI-17 u përfshi nga flakët teksa po shuante zjarrin që kishin përfshirë malet. Pesë anëtarët e bordit të helikopterit ishin pjesë e personelit ushtarak të Meksikës.

Ai ra rreth 90 kilometra larg qytetit, Jalpan de Sierra. Ende nuk janë bërë të qarta arsyet e rrëzimit. Sipas Euronews gjatë mëngjesit një skuadër kërkimi gjeti disa pjesë të mbetura të helikopterit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, në kujtim të personave që humbën jetën, presidenti i Meksikës, Andres Maneul Lopez Obrador si dhe zyrtarë të tjerë të shtetit mbajtën në mbrëmje një minutë heshtje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?