FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rumani, parlamenti voton kundër heqjes së imunitetit të kryeministrit Ponta

­ Parlamenti rumun, ku koalicioni i qendrës së majtë në pushtet disponon një maxhorancë të konsiderueshme, hodhi poshtë një kërkesë të drejtësisë për fillimin e ndjekjes penale, për konflikt interesi, kundër kryeministrit social­demokrat, Victor Ponta.

Deputetët hodhën poshtë kërkesën e Prokurorisë antikorrupsion (DNA) me 231 vota pro, ndërkohë që 120 deputetë u shprehën pro heqjes së imunitetit. Victor Ponta, 42 vjeç, mbetet i akuzuar për evazion fiskal dhe pastrim parash në kohën kur ai ishte avokat në vitet 2007 dhe 2011.

Pas këtij votimi, DNA nuk mund të nisë hetimin përsa i përket konfliktit të interesit, që përfshin periudhën kur Victor Ponta ishte kryeministër. Rumania, një prej vendeve më të varfra të Bashkimit Evropian, po kalon një krizë politike që prej të premtes, kur DNA-­ja publikoi akuzat kundër kryeministrit. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?