Rusët sulmojnë me raketa një bllok apartamentesh në Donetsk, 15 të vdekur (VIDEO)
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 24 të tjerë dyshohet të jenë bllokuar nën rrënoja pasi raketa ruse goditën një bllok apartamentesh pesëkatëshe në rajonin e Donetskut të Ukrainës.
Ukraina njoftoi gjithashtu për përleshje me trupat ruse në frontet e luftës në lindje dhe jug, ndërsa Moska tha se forcat e saj goditën depot e ushtrisë ukrainase ku mbaheshin artileri të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara, pranë Kostyantynivkas në rajonin e Donetskut.
Guvernatori i Donetskut Pavlo Kyrylenko tha se blloku i apartamenteve u godit të shtunën në mbrëmje në qytetin Chasiv Yar.
Andriy Yermak, shefi i shtabit të Presidentit Volodymyr Zelenskiy, tha në një postim në rrjetet sociale se bëhej fjalë për “një tjetër sulm terrorist” dhe se Rusia duhet të konsiderohet si sponsorizuese e terrorizmit.

KOHA JONË SONDAZH

