“Rusia dhe opozita venezueliane, kontakte në format të kuptueshëm”
Elena Teslova |
Ryabkov tha se Rusia nuk zbrapset nga asnjë kontakt pasi konsideron shkëmbimin e informacionit “të dobishëm për të gjithë”
Zëvendës/ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Ryabkov, ka deklaruar se Moska ka kontakte me opozitën venezueliane në një format “të kuptueshëm” për presidentin e vendit, Nicolas Maduro, transmeton Anadolu Agency (AA).
Për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti, Ryabkov tha se Rusia nuk zbrapset nga asnjë kontakt pasi konsideron shkëmbimin e informacionit “të dobishëm për të gjithë”.
“Këto janë kontakte që synojnë shkëmbimin e informacionit dhe sjelljen e drejtpërdrejt të pozicioneve dhe qasjeve që po përpunohen”, tha ai.
“Por, ky nuk është një kanal paralel, ky nuk është një dialog i përhershëm, është i rastit, do të thoja komunikim episodik, asgjë më shumë”, shtoi Ryabkov.
Zv/ministri rus tha se nuk është planifikuar asnjë kontakt Rusi-SHBA për çështjen e Venezuelës, pasi pozicionet e tyre janë “shumë të ndryshme”.
Venezuela është tronditur nga protestat që nga janari kur Maduro u betua për një mandat të dytë si president pas një votimi të bojkotuar nga opozita.
Tensionet u përshkallëzuan kur kreu i opozitës, Juan Guaido, u vetëshpall president në detyrë, një veprim i mbështetur nga SHBA-të dhe shumë vende të Evropës dhe Amerikës Latine. Ndërsa Rusia, Turqia, Kina, Irani, Bolivia dhe Meksika kanë konfirmuar mbështetjen e tyre për presidentin Maduro.
KOHA JONË SONDAZH

