Rusia dhe SHBA rifillojne bisedimet per Sirine ne takimin e Lozanes ne Zvicer.

Rusia dhe SHBA do të përpiqen të rifillojne bisedimet  per Sirine ne takimin e Lozanes ne Zvicer.

Më 15 tetor, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij amerikan do të takohet në Lozanë, Zvicër. Ky do të jetë takimi I parë që kur Washingtoni njoftoi me 3 tetor , pezullimin e bashkëpunimit me  Moskën në Siri.

Në atë kohë, Departamenti i Shtetit i Amerikan tha se vetëm kanalet e komunikimit ushtarake do të mbeten te hapur, për të parandaluar goditjet në mes SHBA-së dhe aviacionit rus mbi Sirinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, palët shpresojnë të arrijnë një marrëveshje për të ringjallur armëpushimin në ate vend të shkatërruar nga lufta. Në Lozanë, diplomatët e lartë të Rusisë, SHBA, Irani, Turqia, Arabia Saudite dhe Katari do të takohen për të diskutuar përshkallëzimin e situates në Siri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bisedimet do të përfshijnë edhe te dërguarin e posaçëmte UN për Sirinë,  Staffan de Mistura.Pavarësisht nga fakti se ndërprerja e konfliktit në Aleppo është një nga parakushtet kryesore për të rifilluar bashkëpunimin, Uashingtoni nuk do të jetë në gjendje të bëjë që ushtria siriane te ndaloje luftimet ndaj terroristëve.

“Bisedimet janë vendimtare.Të gjitha palët e përfshira e kuptojnë se bisedimet janë mënyra e vetme për të arritur një kompromis në Siri. Por rinisja e bashkëpunimit nuk do të bëjë Ushtrine siriane te ndaloje luftimet kunder  terroristëve, sidomos në Alepo. U deshen shumë përpjekje dhe burime qe të zmbrapsen terroristët nga qyteti “, tha senatori rus Vladimir Jabarov per gazetën ruse Izvestia.

Burimi:Sputnik/Pershtati:M.Doda

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?