Rusia e pamëshirshme, ja si i rekruton e trajton të rinjtë, në luftën kundër Perëndimit (FOTO)

“Disa të buzëqeshur, e disa dukeshin të shqetësuar pasi po largoheshin nga shtëpia, kjo në një të ardhme të pasigurtë”. Kështu e nis reportazhin tabloidi britanik “Daily Mail”, ku hedh dritë mbi rekrutimin e të rinjë Rus, në luftën kundër Perëndimit.

Dhjetra të rinjë të rreshtuar në Omsk, një qendër e rekrutimeve vjetor ruse. Ata janë të moshës 18-27 vjec, dhe janë të detyruar të kalojnë një vit në shërbimin kombëtar. Presidenti Vladimir Putin është duke përforcuar forcat e tij të armatosura mes tensioneve në rritje me Perëndimin.

Tabloidi, pohon se të rinjtë të moshës 18-27 u thirrën në një projekt dyvjeçar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto imazhe, vijnë disa ditë pasi Rusia filloi një superstërvitje, ndërsa vendi ka testuar edhe një raketë RS-18, kjo për të parë nëse ajo mund të mposht sistemet e mbrojtjes amerikane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë NATO, nga ana e saj është duke u përgjigjur me plane për të vendosur forcën më të madhe në Europën Lindore që nga Lufta e Ftohtë.

Siç është raportuar dje po “Daily Mail” se, Britania do të dërgojë 800 trupa, tanke dhe aeroplanë në Estoni për të penguar agresionin rus, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar dhe forcat rumune do të bashkohen në një batalion amerikan në Poloni.

Aeroplanët RAF janë gjithashtu duke u dërguar për të patrulluar hapësirën ajrore rumune për herë të parë në një lëvizje të dizajnuar për të ndaluar Moskën që të marrë përsipër apo minuar vendin me ish satelitët e saj, si ka me Krimenë dhe Ukrainën.

Burimi: Daily Mail/Përshtati: Redjon Shtylla

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?