Rusia në krizë financiare, Moska e dëshpëruar nis programin shtrëngues

Rusia ka zbuluar një program shtrëngues dramatik, kjo në një përpjekje të dëshpëruar për të mbështetur ekonominë dhe për të shuar zemërimin e publikut, në mes të fatkeqësisë më të keqe financiare të vendit në vit. Ky lajm në një moment kur përflitet për një luftë të tretë, për Rusinë mund të ngreh shumë pikëpyetje.

Moska, duket se do ta ndërrmarrë masa drastike dhe duket se është e vendosur për të shkurtuar shpenzimet qeveritare dhe ti nënshtrohen privatizimeve të sektorit shtetëror, në shpresën e mbylljes së buxhetit. Ekspertët janë shprehur se çmimet e ulëta të naftës dhe sanksionet ekonomike kanë zhytur vendin në krizë.

Gazeta Britanike “Daily Express”, hedh dritë mbi këtë moment ku gjendet njc supershtet, e që shkruan se familjet kanë parë kushte pikiate, në mes të të ardhurave në rënie dhe të një inflacioni të lartë dhe të një recesioni të dhimbshëm. Sipas tyre, kjo ka nisur gati dy vite më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kremlini tani planifikon të ul shpenzimet e mbrojtjes. Dhe në një orvatje për të rritur rezervat e qeverisë, Moska dëshiron që të luftojë deri te prodhimet e  naftës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të njëjtën kohë, gazeta nënvizon se: “Kremlini dëshiron një rrjedhë të qëndrueshme të privatizimeve për të sjellë shtetit rreth 3.9bn euro çdo vit, kjo deri në vitin 2019”.

Ekonomia e Rusisë është goditur nga sanksionet që lidhen me krizën e Ukrainës, ndërsa të ardhurat e naftës kanë pësuar gjithmonë rënie. Ekonomia vitin e kaluar u tkurr me 3.7 për qind dhe është e vendosur për të kontraktuar përsëri këtë vit.

Tani vendi shpreson tek masat e planifikuara drastike, të cilat do të stabilizojë ekonominë, kjo edhe për të ulur deficitin buxhetor në një pikë përqindjeje gjatë viteve të ardhshme, nga niveli i tanishëm prej pothuajse katër për qind.

Një zyrtar i lartë i kabinetit i tha Financial Times se: “Objektivi deficitit është shumë ambicioz për të thënë aspak”.

Burimi: Daily Express/Pershtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?