FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rusia prezanton raketën bërthamore, e fuqishme sa për të shkatërruar Francën

Lajmet mbi luftën e ftohtë dhe qëndrimet e Rusisë dhe SHBA-së, kanë pushtuar vëmendjen e htypit ndërkombëtar. Lidhje me këtë, së fundmi shteti Rus ka prezantuar raketën bërthamore më të madhe të ndërtuar ndonjëherë.

Zyrtarët ushtarakë rusë pohojnë se raketa në fjalë mund të shkatërrojë një territor sa Franca apo sa Alaska.

Gazeta Britanike, “Mirror”, shkruan se Presidenti rus, Vladimir Putin, është duke kërkuar me ngulm, që të zëvendësojë arsenalin e SS-18 me raketën bërthamore RS-28, e cila njihet ndryshe edhe si “Satan 2”. Në bazë të fotografive të postuara në internet, sistemi raketor është i pajisur me 16 koka bërthamore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raketa që do të përgatitet e tëra më 2018, pritet të jetë edhe më e fuqishme se raketat që janë përdorur në Hiroshima dhe në Nagasaki.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?