Sajoi vdekjen e tij për të zbuluar planin e gruas
Një burrë vendosi të sajojë vdekjen e tij, pasi ish-bashkëshortja pajtoi një vrasës për ta ekzekutuar dhe tregoi në një spektakël si ajo qeshte me të madhe sikur të kishte fituar lotarinë, kur mendoi se plani kishte dalë me sukses.
55-vjeçari Ramon Sos tregoi në emisionin “This Morning”, sesi e zbuloi planin që kishte gruaja “për ta hequr qafe” në vitin 2016. Ai tha se bashkëpunoi me policinë e Teksasit për të kapur gruan e tij meksikane Lulu, pasi ajo i ofroi një ish-klienti të tij 2000 dollarë për ta vrarë.
Për të nxjerrë zbuluar gruan, ai sajoi vdekjen e tij, të cilën e kompletoi me foto sikur kishte marrë një plumb në kokë. Lola aktualisht është duke vuajtur një dënim me 20 vite burg për tentativë vrasje. Ajo mori nënshtetësinë amerikane vetëm pasi u martua me Ramon Sosan.
KOHA JONË SONDAZH

