Samiti i BE-së, diskutohet për emigrantët dhe veprimet e Rusisë në Siri

Liderët e Bashkimit Europian përgjatë ditës së sotme dhe të nesërme do të zhvillojnë një tjetër samit në Bruksel, teksa axhenda e diskutimeve përfshin krizën e emigrantëve, marrëveshjet tregtare, veprimet e Rusisë në Siri si dhe mundësinë e shtimit të sanksioneve ndaj saj.

Situata me Moskën duke e nxehtë, sidomos pas paralajmërimeve të bëra nga kancelarja Merkel dhe Presidenti Fransua Hollande, por nuk dihet ende nëse do të merren te tjera masa në shenjë kundërpërgjigjeje. Megjithatë, në bazë të deklaratave paraprake të bëra nga shumica e zyrtarëve të unionit, BE-ja do të kërkojë që të dalë me një qëndrim të unifikuar për Rusinë pas samitit.

Për t’u theksuar është fakti se Kryeminsitrja e Britanisë, Theresa May do të marrë pjesë për herë të parë në një samit të BE-së. Eksperëtët janë shprehur se në mbledhje mund të ketë diskutime për daljen e vendit të saj nga unioni, ndonëse diçka e tillë nuk është përfshirë në axhendën zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kushtet kur fluksi i emigrantëve që vijnë nga Afrika veriore po vjen duke i rritur, përfaqësuesit do të përpiqen të hartojnë edhe një strategji për frenimin e azil-kërkuesve. Një tjetër çështje me rëndësi në këtë samit do të jetë diskutimi i një marrëveshjeje tregtare me Kanadanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?