Sekretari i OKB-së Guterres: Situata për koronavirusin është mjaft e rrezikshme
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres,deklaroi se përhapja e koronavirusit në Kinë nuk është jashtë kontrollit, por situata është mjaft e rrezikshme. Ai parakajmëroi se bota duhet të përgatitet për këtë. Guterres shtoi se vendet me “kapacitete më të vogla të shërbimeve mjekësore” duhet të kërkojnë solidaritet më të madh ndërkombëtar.
Edhe Egjiptiraportoi për rastin e tij të parë me koronavirus, duke rritur shqetësimet për përhapjen e tij në kontinentin afrikan.
Deri më tani, në të gjithë botën janë infektuar mbi 73,000 njerëz. Numri i të vdekurve ka shkuar në 1868 persona në Kinë dhe në 72,436 të infektuar.
Jashtë Kinës, ndërkaq, janë regjistruar më shumë se 500 raste në gati 30 vende. Lloji i ri i koronavirusit shkakton sëmundje akute të frymëmarrjes, e cila është emëruar Covid-19.
KOHA JONË SONDAZH

