Sekuestrohen miliona pako me cigare në Spanjë, ja arsyeja
Policia spanjolle dhe Europoli kanë shkatërruar një grup të organizuar kriminal të prodhimit dhe trafikimit të cigareve dhe lëndëve narkotike. Operacioni “Hanibal” u zhvillua në një fshat në rajonin mesdhetar spanjoll të Andaluzisë, ku fabrika e autorëve u gjet e fshehur poshtë një bunkeri katër metra nën tokë.
Ndërmarrja industriale operohej nga gjashtë punonjës ukrainas në kushte të vështira sanitare dhe jetese, pasi sipas policisë punonjësve nuk u lejohej dalja sipas dëshirës dhe silleshin në ambient me sytë e lidhur.
Linja klandestine kishte kapacitetin të prodhonte deri 3,500 cigare në orë me përbërës të cilësisë së dobët dhe i siguronte grupit deri 625 mijë euro përfitime çdo javë. Në vendngjarje, policia sekuestroi 3 milionë cigare, 153 mijë paketa, 17,6 kilogramë duhan, dhe mbi 160 kilogramë hashish dhe marijuhanë.
Në pranga ranë 20 persona, përfshirë kreun e bandës që mendohet të jetë një shtetas britanik i moshës 30 vjeç dhe një tjetër shtetas lituan.
KOHA JONË SONDAZH

