Senati voton kundër shkarkimit të Trump

Senati amerikan votoi kundër shkarkimit të presidentit Donald Trump për akuzat e abuzimit me pushtetit dhe atë të pengimit të punës së Kongresit.

52 senatorë votuan kundër shkarkimit të kreut të Shtëpisë së Bardhë dhe 48 të tjerë e shpallën atë “fajtor” për akuzën e abuzimit me pushtetin. Ndërsa për akuzën tjetër, atë të pengimit të punës së Kongresit, votat u ndanë 53 me 47 në favor të Presidentit Trump.
Për shkarkimin e Kreut të Shtëpisë së duheshin 2/3 e votave të senatorëve ose e kthyer në vota 67 dhe ishte parashikuar që Trump do të shpëtonte pasi Senati kryesohet nga republikanët.

Senatorët u pyetën njëri pas tjetrit dhe u përgjigjën me gojë nëse Donald Trump ishte apo jo fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë votim Senati i dha fund tentativës së Kongresit për ta hequr nga detyra Donald Trump, në një çështje që ndau SHBA-në në dysh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?