Serbia do ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB

Mediat serbe shkruajnë se Serbia do ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. Gazeta serbe “Blic” shkruan se, Perëndimi ka gati një dokument¬marrëveshje për Serbinë, i cili i mundëson Kosovës anëtarësimin në OKB, në Këshillin e Evropës, në OSBE dhe në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare.

“Marrëveshja e re me Prishtinën, e njohur si “Bruksel 2”, që ka peshën e marrëveshjes ndërkombëtare është e parashikuar me kornizën strategjike të BE¬së për bisedime me Serbinë dhe duhet të nënshkruhet deri në fund të bisedimeve. Nga ana tjetër qëllimi i qeverisë në Beograd është që Serbia të anëtarësohet në BE brenda vitit 2018”, shkruan “Blic”.

Edhe pse burimet perëndimore theksojnë se anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk do të thotë se, Beogradi po e formalizon njohjen ‘de jure’ të pavarësisë së Kosovës, marrëveshja është nxitëse e pajtimit mes Beogradit dhe Prishtinës. Sipas “Blic”, kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë vizitës në Beograd më 8 dhe 9 korrik, do ta paraqesë para kryeministri Vuçiç qëndrimin se, Kosova duhet të hyjë në OKB. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?