Serbia merr ultimatume nga Moska dhe Brukseli

SERBI-Vetëm brenda tetë orësh të ditës së sotme, kreut shtetëror të Serbisë i kanë shkuar dy mesazhe lidhur me përcaktimin strategjik të saj, transmeton Koha.net.

Njëri ka ardhur nga Moska e tjetri nga Brukseli.

Sipas asaj që njoftojnë medie të Beogradit, së pari , ambasadori i Rusisë në Beograd Aleksandar Çepurin ka tërhequr vërejtjen se me hyrjen e Serbisë në Bashkimin Europian, lidhjet bilaterale ndërmjet dy vendeve, do të pësojnë ndryshime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vërejtjen e parë theksi është vënë në ekonomi dhe energjetikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çepurin ka thënë pas anëtarësimit ë Serbisë në BE, Zona e tregtisë së lirë Serbi – Rusi – Unioni ekonomik Euroazi do të detyrohet të pushojë.

Në dokumentin e miratuar me titullin “Prioritetet e politikës së përbashkët të Jashtme e të Sigurisë të Bashkimit Europian”, shkruan se Serbia duhet të arrijë rezultate në reformat e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe gradualisht duhet ta harmonizojë politikën e vet të Jashtme me Politikën e Jashtme e të Sigurisë me BE-në.

Fjala “duhet” është ajo që e brengos Serbinë, pasi deri më tani Beogradi ka refuzuar të vendosë sanksione ekonomike ndaj Rusisë të cilat i zbaton BE.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?