SHBA, 17 akuza të reja ndaj Julian Assange

Akuza të reja në Shtetet e Bashkuara për Julian Assange, themeluesin e Wikileaks. Drejtuar Assange kanë qenë prezent të paktën 17 akuza si akuza e spiunimit për konspirimin në publik të informacioneve të klasifikuara.
“Veprimet e tij kanë vendosur në rrezik serioz sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i kanë sjellë përfitime rivaleve”,- konfirmon departamenti i Drejtësisë.

“Assange, Wikileaks dhe Manning kanë ndarë qëllimin e përbashkët të përmbysjes së kufizimeve ligjore për informacionin konfidencial”, thuhet në dokumentet e depozituara me të cilat akuzohet Assange.

Vendimi i Assange për të publikuar emrat e shtetasve afganë dhe irakianë, gazetarë dhe udhëheqës fetarë, të cilët u dhanë informacion forcave amerikane, i ekspozuan këta njerëz “në rreziqe të rënda dhe të pashmangshme”, shtoi Departamenti i Drejtësisë. Nëse gjendet fajtor, Assange rrezikon 10 vjet për çdo akuzë kundër tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?