SHBA krijon Komandën e Hapësirës

Ushtria amerikane do të ngrejë javën e ardhshme një komandë të re luftarake, e para e këtij lloji në më shumë se një dekadë.

Zëvendës Presidenti Mike Pence dhe zyrtarët e Pentagonit njoftuan se Komanda amerikane e Hapësirës do të ngrihet zyrtarisht më 29 gusht.

Pentagoni nuk ka ngritur një entitet të tillë që nga viti 2009, kur u krijua Komanda Kibernetike e SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Departamenti i Mbrojtjes aktualisht ka 10 komanda luftarake dhe secila ka ose një mision gjeografik ose një funksional për operacionet ushtarake.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngritja e Komandës Hapësinore do të përshpejtojë përpjekjen prej disa dekadash për të riorganizuar dhe përmirësuar aftësitë teknologjike të ushtrisë në hapësirë.

Roli i ushtrisë në hapësirë ka qenë vazhdimisht objekt analizash të hollësishme, sepse SHBA gjithnjë e më shumë po mbështetet në orbitë tek satelitët.

Satelitët ofrojnë komunikime, navigacion, inteligjencë dhe shërbime të tjera jetësore për ushtrinë dhe ekonominë kombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?