SHBA në gjuhën e shifrave në prag të zgjedhjeve
Bota E Martë, 4 Maj 2021 00:21
Popullsia, rëndësia e minoriteteve, imigracioni, besimi fetar dhe pabarazia në të ardhura.
Më poshtë vijojnë të dhëna interesante për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në gjuhën e shifrave, përpara zgjedhjeve presidenciale të 8 nëntorit.
- Për nga popullsia dhe sipërfaqja, SHBA-ja renditet e treta në nivel global me 325 milionë banorë, e pozicionuar pas Kinës dhe Indisë me rreth 9,63 milionë kilometra katror, pas Rusisë dhe Kanadasë.
- Me një Produkt të Brendshëm Bruto (PBB) prej 17,946 miliardë dollarë në 2015, ajo renditet ekonomia e parë globale, përpara Kinës dhe Japonisë.
- 17 për qind popullsisë janë komunitet hispanik, 13 për qind njerëz me ngjyrë.
- Të bardhët johispanikë përfaqësojnë 61,6 për qind të popullsisë, hispanikët 17,6 për qind, komuniteti me ngjyrë 13,3 për qind, aziatikët 5,6 për qind dhe pjesa që mbetet e popullsisë duke përfshirë ameriko-indianët gati dy për qind.
- Jetëgjatësia është 78,8 vjeç për gjithë popullsinë si edhe tek të bardhët johispanikë, 75,2 vjeç për komunitetin me ngjyrë dhe 81,8 vjeç tek popullsia hispanike, referuar të dhënave të vitit 2014.
- Rreth 1,3 milionë imigrantë kanë hyrë në mënyrë të ligjshme në SHBA në 2014 ose 11 për qind më shumë se vitin e kaluar.
- Gjithashtu 11 milionë imigrantë të paligjshëm kryesisht meksikanë jetojnë në SHBA, rreth shtatë milionë vetëm në Kaliforni.
- Shkalla e papunësisë është në kuotën 5 për qind të popullsisë e aftë për punë në shtatorin e 2016, një shifër thuajse e përgjysmuar në krahasim me periudhën e recesionit të 2009.-
- Të ardhurat mesatare vjetore të familjeve (gjysma e amerikanëve fitojnë më shumë dhe gjysma tjetër më pak) rritet në 56,516 dollarë në 2015, me një rritje prej 5,2 për qind në raport me 2014, e para prej fillimit të krizës financiare të 2008.
- Por, mbetet ende në kuotën më të ulët me 1,6 për qind në 2007 dhe 2,4 për qind me pikun e të ardhurave në 1999.-
- Në 2015, 13,5 për qind e familjeve jetonin nën pragun e varfërisë e përcaktuar me 15.391 dollarë në vit për një çift. Si dhe 9,1 për qind e popullsisë nuk është e përfshirë në sigurimet shëndetësore, kundrejt 10,4 për qind në 2014.-
- Në 30 vite, nga 1983 në 2013, pasuria mesatare e familjeve me të ardhura më të larta u rrit nga 318 100 në 639 400 dollarë. Një shifër 6,6 herë më e lartë se ajo e familjeve me të ardhura mesatare (96.500 dollarë).-
- Rreth 71 për qind e amerikanëve u deklaruan në 2014 të besimit të krishterë (duke përfshirë 21 për qind katolikë), 25 për qind evangjelistë dhe pjesa tjetër me përkatësi të ndryshme fetare, kryesisht protestantë), 6 për qind me fe të tjera (duke përfshirë 2 për qind hebrenj dhe 1 për qind myslimanë) dhe 23 për qind pa një besim të caktuar fetar, me një rritje neto prej (16 për qind në 2017).
- Rreth 225 milionë amerikanë kanë të drejtën e votës në 2016.-
- Por, gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2012, vetëm 71 për qind e personave me të drejtë votë ishin regjistruar në listat zgjedhore. Duke marrë në konsideratë atë target grup që abstenoi, vetëm 53,6 për qind e zgjedhësve potencialë votuan./ (Burimet : Zyra Census, Banka Botërore, Ministria e Tregtisë, Punës dhe e Shëndetësisë, Qendra Pew Research).
KOHA JONË SONDAZH

