SHBA në shënjestër të kritikave për rolin e Turqisë në operacionin në Mosul

SHBA-të akuzohen për standard të dyfishta lidhur me çështjen e pjesëmarrjes së huaj ushtarake në operacionet në Irak

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë vënë në shënjestër të kritikave të ashpra pas vërejtjeve për rolin e Turqisë në ofensivën për çlirimin e qytetit Mosul në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).

“Prej kur daton qëndrimi amerikan se secili operacion ushtarak në Irak duhet të marrë pëlqimin e qeverisë së Irakut?, ishte pyetja që iu drejtua zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner gjatë një brifingu me gazetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetja lidhej me pushtimin amerikan të Irakut në vitin 2003 me mbi 100.000 trupa ushtarake duke përmbysur Saddam Husseinin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht SHBA-të po marrin pjesë në operacionin në Mosul përmes trajnimeve, këshillave dhe ndihmës së ofruar përmes kapaciteteve të saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?